Universiteti Barleti, nëpërmjet Departamentit të Turizmit, Mikpritjes dhe Rekreacionit, është krenarisht Partner Akademik i panairit më të madh të industrisë HORECA në Shqipëri. Ky bashkëpunim përfaqëson një urë të fortë lidhëse mes akademisë dhe industrisë, duke i dhënë studentëve tanë mundësinë të jenë pjesë aktive e një platforme profesionale ku takohen bizneset lider të hotelerisë, gastronomisë, turizmit dhe shërbimeve.
Përgjatë tre ditëve të panairit, studentët tanë, nën mbikëqyrjen e stafit akademik, realizuan intershipin e tyre praktik, duke asistuar në stendat e kompanive pjesëmarrëse, duke ndërtuar kontakte profesionale, duke përvetësuar eksperiencë reale pune dhe duke u ekspozuar drejtpërdrejt ndaj standardeve të industrisë.
Ky është një hap konkret drejt:
• Zhvillimit të aftësive praktike
• Rritjes së kompetencave profesionale
• Ndërtimit të rrjetit profesional (networking)
• Mundësive për punësim të ardhshëm
Horeca Expo Albania shndërrohet kështu jo vetëm në një panair prezantimi produktesh dhe inovacionesh, por në një laborator real mësimi dhe një portë hyrëse drejt tregut të punës për studentët tanë.
Universiteti Barleti vijon të dëshmojë angazhimin e tij për një arsim cilësor, të lidhur ngushtë me praktikën dhe kërkesat reale të tregut.
