Ditën e martë, dt 16 shkurt 2016, universiteti yne mirëpriti në auditoret e tij gjimnazistët e shkollës së mesme Petro Nini dhe studentët e degës Edukim Fizik dhe Sporte me rastin e promovimit të librit të parë me vizatime manga me temë "Sporti në fokusin social të vlerësimit".
Ky material u punua nga nxënësit e Shkollës së Mesme "Petro Nini Luarasi" në Tiranë, nën kujdesin e mësueses së gjuhëve të huaja Albana Muceku, me miratimin e Drejtorisë së Sporteve pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe me mbështetjen e "Universiteti Barleti".
