Universiteti Barleti vazhdon të ndërtojë mundësi ndërkombëtare për studentët e tij. Dy studente të programit Informatikë e Aplikuar, Arentina Methanasi dhe Igla Baraj, po zhvillojnë praktikën e tyre ndërkombëtare në Universitetin Firat (Turqi), në kuadër të projektit RES-UNI.
Gjatë kësaj eksperience, ato po bashkëpunojnë me ekipe akademike ndërkombëtare dhe po fitojnë përvoja profesionale me vlerë, nën mentorimin e profesoreshë Jonida Cerekja.
Krenohemi me përfaqësimin e tyre dinjitoz dhe me rezultatet që po arrijnë çdo ditë, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e studentëve tanë dhe vlerën që programet ndërkombëtare të Universitetit Barleti u ofrojnë atyre.
