Ditën e Enjte, dt 28 janar 2016 ora 13.00, në ambjentet e UB, Zyra e Karrierës në bashkëpunim me Departamentin e Ekonomisë dhe Financës mundësuan për studentët e degëve: Financë-Kontabilitet, Menaxhim-Administrim Biznesi dhe IT një takim me një kompani brokerimi që operon në tregun shqiptar.
Komania e brokerimit "STOCK ALBANIA", prezantoi aktivitetin e saj si një shoqëri ndërmjetëse që ofron mundësinë e konsulencës për të investuar në bursat ndërkombëtare dhe funksionon nëpërmjet investimeve online. Përfaqësuesit e saj shpjeguan se si investimet në bursë janë një mundësi e mirë fitimi dhe se si individët mund të përdorin depozitat dhe kursimet e tyre për investime duke u ndalur në mënyrë të vecantë tek produktet dhe shërbimet. Ata theksuan se është e rëndësishme që investitorët të jenë të mirë informuar edhe për risqet që këto investime mbartin për t’i ndërgjegjësuar ata në marrjen e vendimeve. Gjithashtu ata shpjeguan mënyrat e investimit në tregjet ndërkombëtare dhe se si investitorët duhet të mbrohen nga risku. Prezantimi ngjalli interes dhe takimi vazhdoi me disa pyetje nga ana e studentëve.
