
Në kuadër të projektit RES-UNI (Research Universities), stafi i Universitetit Barleti — Jonida Cerekja, Erdeta Boja dhe Kejda Nuhu — përfunduan me sukses sesionet e trajnimit për stafin akademik.
Trajnimet mbuluan fushat kryesore të transformimit digjital në arsimin e lartë:
Aspektet teknike të transformimit digjital në universitet
Infrastruktura e transformimit (Trajnimet 2 & 3)
Plani i veprimit për transformimin digjital: infrastrukturë, software dhe inteligjencë artificiale në arsimin e lartë
Ky është një hap i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve të Universitetit Barleti në transformimin digjital dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
