Në kuadër të projektit “Evropianët e rinj: Dritë-hijet e të ardhmes së Bashkimit Evropian përmes këndvështrimit rinor”, Universiteti Barleti dhe partnerët e tij Evropianë shpallin thirrjen për aplikim të pjesëmarrjes të të rinjve të cilët janë të interesuar në çështjet Evropiane dhe kanë njohuri bazë mbi institucionet Evropiane, mund të punojnë në grup dhe të bashkëveprojnë me individë me prejardhje të ndryshme, kanë njohuri të gjuhës angleze.
Projekti Evropianët e rinj synon zhvillimin e një dialogu aktiv dhe krahasimin në zhvillimet e BE-së dhe të drejtën e shtetësisë midis të rinjve të lindur ose të rritur në vendet e BE-së të përfshira nga projekti, me ose pa shtetësi Evropian, dhe të një shtet vend kandidat. Fokusi kryesor i projektit është të analizojë dhe të komunikojë perceptimin e këtyre të rinjve, të cilët vijnë nga prejardhje të ndryshme sociale dhe kulturore, në lidhje me situatën aktuale dhe zhvillimin e mëtejshëm ë BE-së, si dhe të drejtat e tyre të shtetësisë dhe të pjesëmarrjes efektive në jetën demokratike në një shoqëri gjithnjë e më multikulturore.