Në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm – Dhoma Penale, u zhvillua edicioni i tretë i “University Law Competition”, një aktivitet i organizuar nga Halimi Foundation Institute me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri.
Kjo garë unike mblodhi studentë të shkëlqyer nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët konkurruan në një skenar gjyqësor të simuluar televiziv, përballë një jurie profesionistësh të nivelit të lartë.
Universiteti Barleti u dallua për profesionalizmin, përgatitjen dhe shpirtin konkurrues, duke siguruar një fitore të merituar dhe kualifikimin në çerekfinale.
Urime skuadrës për këtë arritje të rëndësishme dhe suksese në fazat e ardhshme të garës!