“Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti” “Universiteti Barleti” në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Hollandës, organizuan aktivitetin, “ Të Drejtat e Njeriut në këndvështrimin e të rinjve”, dt. 9.12.2015, ora 10 në ambjentet e këtij universiteti.
Të pranishëm ne aktivitetet ishin: Zv Ambasadori i Mbretërisë së Hollandës, Z. Jurgen van Meirvenne, Znj Aida Lahi, Senior Education Officer, pranë kësaj Ambasade, profesorë të “Universiteti Barleti”, përfaqesues të “Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti” dhe studentë të Drejtësisë, Shkencave Sociale dhe Shkencave Politike.
Fokusi kryesor i diskutimit u perqendrua në : bashkëpunimin ndermjet aktorëve për një impakt më të madh në aspektin e zbatimit të të Drejtave te Njeriut, Inisiativat e organizatave ndërkombëtare në këtë fushë , sistemi gjygjësor në Shqipëri, politikat dhe strategjitë qeveritare për zbatimin e të drejtave të njeriut, si edhe inisiativat konkrete të Ambasadës së Mbretërisë së Hollandës në kuadrin e promovimit të të Drejtave të Njeriut.
Aktiviteti u mbyll me shfaqjen e nje filmi me metrazh te shkurtër, mbi të drejtat e emigrantëve, i cili titullohej “The Shelter”.
