Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporteve, në bashkëpunim me Klubin Sport, Nutricion dhe Turizëm, organizoi Kampionatin e Futbollit, një aktivitet që mblodhi studentë nga të gjitha programet Bachelor dhe Master në një atmosferë të zjarrtë dhe mbresëlënëse!
Energjia ishte në kulm! Pasioni, bashkëpunimi dhe gara e ndershme u ndjen në çdo minutë të lojës.
Pas ndeshjeve intensive dhe performancave sportive të shkëlqyera, u shpërndanë kupa, certifikata vlerësimi dhe shumë duartrokitje për të gjithë pjesëmarrësit.
Fituesit e këtij edicioni:
Ekipi “Sporte Viti 2”, i cili u dallua për përgatitje të lartë, frymë bashkëpunimi dhe shpirt gare – një fitore plotësisht e merituar!
Një falënderim i veçantë për çdo lojtar, tifoz dhe organizator që kontribuoi në realizimin e këtij aktiviteti sportiv, i cili dëshmoi edhe një herë se:
Sporti bashkon – dhe kjo u ndje fort gjatë gjithë kampionatit!