Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporteve, në bashkëpunim me Klubin e Sportit, Nutricionit dhe Turizmit, organizoi me sukses Kampionatin e Volejbollit 2025 – një aktivitet sportiv që bashkoi studentë nga të gjitha programet e studimit, si në nivelin Bachelor ashtu edhe në atë Master. Ky aktivitet kontribuoi në promovimin e frymës së bashkëpunimit, garës së ndershme dhe krijimin e një atmosfere pozitive mes studentëve.
Pas një sërë ndeshjesh dinamike dhe me përfshirje të gjerë, u shpërndanë kupa dhe certifikata vlerësimi për ekipet pjesëmarrëse.
Fitues i këtij edicioni u shpall ekipi i vitit të dytë – Sporte, i cili u dallua për përgatitjen, bashkëpunimin dhe vendosmërinë e treguar gjatë gjithë kampionatit.
Universiteti falënderon të gjithë pjesëmarrësit, tifozët dhe organizatorët për angazhimin dhe kontributin e tyre në realizimin me sukses të këtij aktiviteti, që vazhdon të pasurojë jetën studentore në Barleti.