Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporteve, në bashkëpunim me Klubin Sport, Nutricion dhe Turizëm, organizoi me sukses Kampionatin Universitar të Basketbollit – një aktivitet që solli bashkë energjinë, pasionin dhe shpirtin e garës mes studentëve të programeve Bachelor dhe Master.
Atmosfera në palestër ishte e jashtëzakonshme! Studentët krijuan një frymë të vërtetë bashkëpunimi dhe rivaliteti të shëndetshëm, duke ofruar ndeshje të mbushura me emocione dhe lojë të ndershme.
Fitues i këtij edicioni ishte Ekipi “Durrësi”, që u dallua për përgatitje të shkëlqyer, komunikim të fortë në fushë dhe shpirt gare – një fitore e merituar deri në fund!
Në përmbyllje të kampionatit, u shpërndanë kupa, certifikata vlerësimi dhe shumë duartrokitje, në një ceremoni që vlerësoi jo vetëm fituesit, por edhe të gjithë pjesëmarrësit dhe organizatorët.
Një falënderim i veçantë për të gjithë lojtarët, tifozët dhe stafin organizativ që kontribuan në suksesin e këtij eventi!
Sporti bashkon – dhe këtë herë, kjo u ndje në çdo minutë të kampionatit.