
Qëllimi i këtij takimi ishte nismat për krijimin e një bashkëpunimi që do të mundësojë përfshirjen aktive të studentëve në fushën e basketbollit, jo vetëm si arbitra, por edhe si trajnerë të rinj, në kuadër të projektit ALLEY-OOP.
Ky bashkëpunim synon të krijojë mundësi të reja për formim profesional dhe përfshirje konkrete të të rinjve në strukturat organizative të basketbollit në vend.
Federata Shqiptare e Basketbollit falënderon Universitetin Barleti dhe z. Shytaj për mikpritjen dhe mbështetjen në këtë nismë të rëndësishme.
