
Open Day, organizuar nga Departamenti i Ekonomisë në Universitetin Barleti, u zhvillua me sukses të plotë, duke ofruar një përvojë të pasur dhe frymëzuese për maturantët pjesëmarrës.
Përveç prezantimit të mundësive akademike dhe informacioneve mbi programet e studimit, aktiviteti u shoqërua me dy konkurse paralele që sollën energji, kreativitet dhe bashkëpunim:
Barleti Startup Challenge
Maturantët u ndanë në grupe dhe zhvilluan idetë e tyre inovative për biznese startup. Çdo grup pati mundësinë të prezantojë idenë në një pitching 3-minutësh përballë një jurie profesionale. Në përfundim u shpallën fituesit, të cilët fituan bursa studimi dhe mbështetje për të ndjekur më tej rrugën e sipërmarrjes.
Marketplace Simulation
Një eksperiencë dinamike dhe ndërvepruese e udhëhequr nga PHDC Daniel Guce, ku pjesëmarrësit simuluan funksionimin e një tregu real. Përmes këtij aktiviteti, të rinjtë mësuan mbi mekanizmat e ekonomisë dhe biznesit, duke u angazhuar në mënyrë praktike dhe kreative.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve dhe organizatorëve që kontribuuan në realizimin e kësaj dite të suksesshme dhe inspiruese në Universitetin Barleti!
