
Në kuadër të procesit të internacionalizimit të Universitetit “Barleti”, përmes projektit Erasmus+, Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sportit organizoi një leksion të hapur me pedagogun e ftuar nga Universiteti i Valadolidit, Spanjë – Dr. Sergio Calonge Pascual.
Gjatë leksionit, Dr. Calonge Pascual prezantoi programin “Aktiviteti Fizik në Dobi të Shëndetit”, një iniciativë e suksesshme në Spanjë, vend që renditet ndër më të avancuarit në fushën e sportit dhe mirëqenies fizike në nivel të Bashkimit Europian.
Përmes këtyre bashkëpunimeve ndërkombëtare, Universiteti “Barleti” synon të forcojë rolin e tij si një aktor i rëndësishëm në hartimin dhe zbatimin e programeve inovative për promovimin e shëndetit dhe aktivitetit fizik në Shqipëri.
