Fakulteti i Shkencave Mjekësore dhe Klubi i Mjekësisë, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhe Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, organizojnë Javën e Dhurimit të Gjakut.
Data: 14–18 Prill
Vendi: Holli i UniBa
Ora: 09:00 – 13:00
Kush mund të dhurojë?
- Çdo person 18–60 vjeç, pa sëmundje kronike
- Duhet të ketë konsumuar ushqim 1–2 orë para dhurimit
Çfarë ndodh përpara dhurimit?
- Matja e temperaturës
- Kontrolli i hemoglobinës (për të përjashtuar aneminë)
- Matja e tensionit të gjakut
- Plotësimi i një pyetësori mbi historinë shëndetësore
Nëse të dhënat janë brenda normës, dhurohen 300–400 ml gjak, i cili zëvendësohet natyrshëm brenda 24 orëve.
Kush përjashtohet nga dhurimi?
- Persona që marrin antibiotikë
- Nënat që ushqejnë fëmijën me gji
- Ata që kanë kryer operacion gjatë 6 muajve të fundit
- Ata që kanë bërë tatuazh gjatë 3 muajve të fundit
Përfitimet e dhurimit të gjakut:
- Përmirësim i shëndetit dhe rigjenerim i qelizave të kuqe të gjakut
- Analiza falas: grupi i gjakut, hepatitet, kolesteroli, HIV, ferritina dhe më shumë!