Në qytetin Martigny të Svicrës u inaugurua themelimi i Shkollës Sviceriane të Ekonomisë (Swiss School of Economy SSE), nga Fondacioni Svicerian METIS Finance.
Institucioni organizon formime Bachelor e Master në Menaxhim Biznesi, Master Ekzekutiv në Administrim Publik, Doktoratë në Administrim Publik dhe Doktoratë PhD.
Veçanti e Shkollës Sviceriane të Ekonomisë është gërshetimi i veprimtarisë formuese me punësimin e studentëve dhe zhvillimin e mësimeve nëpërmjet ndjekjes së problematikave financiare, publike, të drejtimit dhe kontabilitetit, organizimit të biznesit, administrimit të kompanive dhe, rasteve studimore reale nga eksperienca e kompanive dhe financave publike të një vendi të tillë të përparuar si Zvicra.
Bordi i Shkollës ka ndërtuar bashkëpunime me marrëveshje konkrete me disa institucione të arsimit të lartë që kultivojnë dije e praktika në fushat e ekonomisë, financës e administrimit të biznesit, për trajtime problematikash të fushës, shkëmbime profesorati si dhe shkëmbime studentësh në kuadrin e programeve ndërkombëtare ose bashkëpunimeve bilaterale me financime fondacionesh të ndryshme të interesuar. Midis tyre bëjnë pjesë dhe “Universiteti Barleti” dhe Universiteti Evropian i Tiranës.
Eventi u ndoq me vëmendje nga titullarët e pushtetit lokal në njësitë administrative të qytetit Martigny, ambasadori i jashtëzakonshëm i Shqipërisë në Zvicrës Ilir Gjoni dhe autoritete të tjera akademike e financiare të vendit
