Në kuadër të Ditës Botërore të Autizmit, më 2 Prill 2025, organizuam një aktivitet ndërgjegjësues dhe edukativ që pati ndikim të dukshëm tek studentët tanë.
Aktiviteti u përqendrua në rolin e psikologut si profesionist që ofron shërbime të specializuara dhe cilësore në terapinë e sjelljes, menaxhimin e simptomave dhe përfshirjen aktive të prindërve dhe mësuesve.
Qëllimi ishte mbështetja e fëmijëve në spektrin e autizmit, duke i ndihmuar ata të ndihen të përfshirë dhe të mirëkuptuar nga shoqëria.