Katedra Zhan Mone (Jean Monnet Chair) pranë Universitetit Barleti dhe Instituti Shqiptar për Çështjet Publike, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Tiranë po zbatojnë nismën Akademia Publike e Lëvizshme, konceptuar si një seri leksionesh dhe seminaresh për çështje të ndryshme lidhur me zhvillimet në vend, duke u fokusuar tek integrimi Evropian dhe të drejtat e njeriut. Akademia Publike e Lëvizshme ndryshon vendin dhe tematikën sipas nevojave konkrete të qyteteve përkatëse. Synimi i kësaj iniciative është të shkojë në qytetet kryesore të vendit për të ndërtuar dialog dhe për të shkëmbyer përvojat me aktorët lokalë duke i ndërgjegjësuar për sfidat e kapacitetet e tyre në ndikimin pozitiv në komunitet.
Takimi i radhës u organizua në bashkëpunim me Universitetin “Eqrem Çabej” më datë 16 tetor, në një tryezë të rrumbullakët u diskutua për çështjet aktuale që lidhen me të drejtat e njeriut dhe minoritetet në Shqipëri. Përshëndetja e zëvendës rektorit të Universitetit “Eqrem Çabej”, Dr. Niko Rogo dhe drejtorit të Institutit Shqiptar për Çështjet Publike, Dr. Dorian Jano vlerësoi punën e kryer deri me sot ne këtë fushe nga organizatat e shoqërisë civile dhe shprehen angazhimin e universitetit për me tepër veprimtari te tilla.
Folësit, Dr. Arben Gaba e Loreta Mamani, pedagoge të Universitetit dhe z. Gramoz Braho, përfaqësues i shoqërisë civile shpalosën gjendjen e të drejtave të minoriteteve në Qarkun e Gjirokastrës dhe sugjeruan mënyra e rrugë për përmirësimin e situatës. Dr. Ervis Martani, studiues në Institutin Shqiptar për Çështjet Publike foli për të drejtat e njeriut dhe kuadrin evropian për minoritetet.
Ky takim u bë me i gjallë e aktiv me fjalën Znj. Dewi van de Weerd, Ambasadore e Mbretërisë se Holandës ne Shqipëri, dhe pyetjeve e përgjigjeve të studenteve në gjuhën angleze. Ambasadorja përdori bashkëbisedimin me studentet duke zgjuar interesin e tyre për temën e gjallëruar diskutimin. Në fund një foto e përbashkët në kujtim të një dite kaluar në mënyrë shoqërisht të dobishme.
Në një fjalim mbi demokracinë, ish-Presidenti i Komisionit Evropian, José Manuel Barroso, e ka përkufizuar demokracinë si “një detyrë komplekse e cila mund të arrihet vetëm nëse vihen në vendin e tyre faktorë të shumtë”. Të drejtat e minoriteteve dhe lufta kundër diskriminimit - siç ka theksuar Barroso janë një ndërmjet këtyre faktorëve. Ligjet themeltarë të Bashkimit Evropian kanë pësuar ndryshime të shumta duke theksuar gjithashtu se “të drejtat e personave që u përkasin minoriteteve” janë një vlerë mbi të cilën “është themeluar Bashkimi” dhe se kjo vlerë është “e përbashkët për shtetet anëtare”. Sipas Kartës të të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian, tani ligjërisht detyruese, nocioni “pakica kombëtare” është bërë një term i ligjit të BE-së. Traktatet e reja, si dhe Karta e theksojnë rëndësinë e diversitetit. Bashkimi është krenar për këtë diversitet i cili është jo vetëm midis shteteve anëtare, por edhe brenda tyre. Diversiteti i Evropës qëndron në pasurinë e identiteteve kombëtare dhe gjithashtu për shumësinë e minoriteteve etnike të shoqërive evropiane.
Për më tepër: aipa.al/news550.html
