Studentët e Klubit të Vullnetarëve të Universitetit Barleti vizituan Qendrën ARSIS, një nismë e dedikuar për ndryshim shoqëror dhe përmirësimin e jetës së fëmijëve në nevojë.
Gjatë vizitës, studentët dhuruan lodra, libra dhe ushqime, të mbledhura përmes kontributit të tyre dhe të komunitetit universitar. Përtej ndihmave materiale, ata kaluan momente të paharrueshme me fëmijët e qendrës, duke organizuar lojëra, vizatime, këngë dhe kërcime që sollën buzëqeshje dhe gëzim.
Ky aktivitet është një dëshmi e përkushtimit të Klubit të Vullnetarëve për të sjellë ndryshim pozitiv në komunitet.
Misioni vazhdon!