Të ndihmosh dhe të sjellësh sadopak ndryshim në jetën e dikujt, sjell lumturi dhe shpresë. Të dhurosh, të jep më shumë kënaqësi se sa të marrësh!"
Me këtë frymë solidariteti, studentët e Universitetit Barleti, alumni dhe stafi u mobilizuan për të grumbulluar rroba, ushqime, libra dhe lodra për fëmijët. Nisma synoi t’u vijë në ndihmë disa familjeve në nevojë, të identifikuara nga studentët, për t’i mbështetur në prag të festave të fundvitit.
Ky organizim është dëshmi e përkushtimit të komunitetit Barletas për të sjellë ndryshim pozitiv dhe për të mbështetur ata që kanë më shumë nevojë.
Misioni vazhdon!