Ky leksion i hapur, udhëhequr nga Vera Hoxha dhe Koi Barbullushi, mblodhi studentë nga programet e Shkencave Kompjuterike, Informatikës së Aplikuar dhe Biznesit Digjital.
Gjatë leksionit, u prezantua një përmbledhje mbi historinë dhe zhvillimin e teknologjisë së printimit 3D. Pjesëmarrësit patën mundësinë të ndjekin një demonstrim konkret, ku u shpjegua i gjithë procesi i krijimit të një objekti 3D, duke filluar nga ideja deri te realizimi përfundimtar.
Ky aktivitet jo vetëm që pasuroi njohuritë teorike të studentëve, por ofroi edhe një përvojë praktike për të eksploruar potencialin e teknologjive inovative në zgjidhjen e sfidave reale.