Në kushtet e zgjerimit të veprimtarisë së tij akademike dhe kërkimore, “Universiteti Barleti” fton individë të interesuar të aplikojnë për t’u punësuar me kohë të plotë si lektorë dhe punonjës kërkimorë në fushën e Edukimit fizik dhe Sporteve.
Cili/a mund të aplikojë?
Individë që kanë:
• të paktën gradën shkencore Doktor (ose të ndjekin vitin e fundit të studimeve doktorale),
• ekspertizë në fushën e edukimit fizik dhe sporteve
• përgatitje polivalente mësimdhëniei në fushën e edukimit fizik dhe sporteve,
• përvojë pune, përparësi përvoja në mësimdhënie,
• aftësi menaxheriale,
• aftësi komunikimi,
• aftësi dhe dëshirë për punë në ekip.
Afati i aplikimit: 20 nëntor 2015
Procedura e aplikimit: Dokumentacioni i plotë si dhe një letër interesi dërgohet pranë Zyrës së menaxhimit të burimeve njerëzore të “Universitetit Barleti”, në adresën postare ose atë elektronike. “Universiteti Barleti” (Zyra e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore) / Rruga “Sami Frashëri”, nr. 41, Tiranë; [email protected].
Dokumentet e nevojshme për konkurrim:
• Curriculum Vitae
• Diplomë të studimeve universitare
• Diplomë të studimeve Master
• Listat përkatëse të notave
• Doktoratura (dëshmi ekuivalentimi nga MAS për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit)
• Dëshmi të gjuhës së huaj (angleze) ose dokument tjetër që vërteton zotërimin e gjuhës përkatëse.
• Listë botimesh/projektesh
• Librezë pune ose ndonjë dokument që vërteton përvojën në punë.
Për vazhdimin e procedurës, njoftohen vetëm personat që në procesin e përzgjedhjes, përfshihen në listën e shkurtër. 27.11.2015
