Në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Zyra e Karrierës, studentët patën mundësinë të marrin pjesë në një event të veçantë, ku u takuan me drejtues biznesesh, liderë dhe përfaqësues të institucioneve akademike.
Gjatë aktivitetit, u diskutuan zhvillimet më të fundit dhe sfidat kryesore në fushën e burimeve njerëzore dhe tregut të punës në Shqipëri.
Pjesëmarrësit ndanë ide dhe përvoja nga sektori privat, akademik dhe industri të ndryshme, duke ofruar një panoramë të qartë të trendeve dhe mundësive që formësojnë fuqinë punëtore në vend.
Ky event ishte një eksperiencë e rëndësishme për studentët, pasi u mundësoi atyre të zhvillojnë një qasje më të thellë ndaj kërkesave të tregut dhe të krijojnë kontakte me profesionistë të njohur në fusha të ndryshme.