Dita e sotme shënoi një aktivitet të organizuar nga Klubi Studentor i Shkencave Kompjuterike dhe Informatikës, i cili zhvilloi një WorkShop praktik në ambientet e STEAM FabLab, nën drejtimin e profesorëve Vera Hoxha dhe Sokol Shurdhi.
Studentët e vitit të dytë, Arjela Kolneku dhe Kristjan Kullolli, prezantuan projektet e tyre, duke treguar aftësi praktike dhe një qasje krijuese në zgjidhjen e problemeve.
Projektet e prezantuara:
Ndriçues Rruge Smart:
Një zgjidhje për kursimin e energjisë dhe rritjen e sigurisë për përdoruesit.
Semafori:
Një model që simulon funksionalitetin e semaforëve realë, me saktësi dhe efikasitet.
Komponenti kryesor, Arduino, është “truri” i këtyre projekteve, duke kontrolluar çdo proces sipas programit të krijuar nga studentët.
Një vlerësim i veçantë për studentët që morën pjesë, për punën dhe përkushtimin e tyre gjatë këtij aktiviteti.