
Në datën 11 Maj 2024 ekipi i projektit mori pjesë në panairin e ideve Steam Fair 2024. Në këtë konkurs të përvitshëm, komuniteti rinor në nivel kombëtar, paraqet idetë e tij në përgjigje ndaj sfidave të përditshmërisë dhe të ardhmes. Shumë prej këtyre ideve kanë potencial për tu kthyer në biznese të ardhshme.
Pjesëmarrja e projektit HHWM u bë me qëllim paraqitjen e produktit të projektit, aplikacioni në web https://hhwm-tirana.al/, si output novator për problemin e menaxhimit të mbetjeve të rrezikshme shtëpiake.
Pjesëmarrja jonë jo vetëm që do të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e menaxhimit të mbetjeve të rrezikshme, por gjithashtu do forcojë lidhjet me komunitetin e rinisë së angazhuar dhe të motivuar për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri.
