
Në kuadër të projektit “Improving Household Hazardous Waste Management System Through Development of a Web Application and Education for Youth Change Behavior” Universiteti Barleti organizoi takimin e rradhës me nxënësit e gjimnazit Eqerem Cabej.
UniBA është fitues i këtij projekti nga Sub-Grant scheme: “Financial Support to Third Parties: Innovation Grants for Municipal Waste Management”, pjesë e programit “Capital Cities Collaborating on Common Challenges in Hazardous Waste Management – Yerevan, Warsaw, Tirana” në partneritet me Bashkinë Tiranë https://www.hazardouswm.eu/
Nxënësit e këtij gjimnazi u njohën me web application e zhvilluar https://hhwm-tirana.al/ nga Ph.D. Kejda Nuhu-përgjegjës për TSLR dhe u nxitën të regjistrohen në të. Ndërkohë ekspertja e përzgjedhur, Dr Anila Jance realizoi leksionin informues për ti njohur me tematikën e menaxhimit të mbetjeve të rrezikshme shtëpiake dhe të laboratorëve të shkollave, që ngjalli shumë interes te të rinjtë.
