
Në datën 28.02.2024, Prof. Asoc. Ilir Capuni, PhD. Gazmend Zeneli dhe PhD. Kejda Nuhu, vizituan kompaninë Brema Ambiente për të prezantuar projektin “Improving Household Hazardous Waste Management System Through Development of a Web Application and Education for Youth Change Behavior”. UniBA, është fitues i këtij projekti në kuadër të Sub-Grant scheme: “Financial Support to Third Parties: Innovation Grants for Municipal Waste Management”, pjesë e programit “Capital Cities Collaborating on Common Challenges in Hazardous Waste Management – Yerevan, Warsaw, Tirana” në partneritet me Bashkinë Tiranë https://www.hazardouswm.eu/. Biznesit ju prezantua produkti i projektit, aplikacioni në web https://hhwm-tirana.al/, funksionalitetet dhe informacionet që ai do përmbajë.
Ky aplikacion, nën filozofinë e Triple Helix, synon të afrojë bizneset që punojnë në zinxhirin e menaxhimit të mbetjeve me qytetarët dhe Bashkinë Tiranë duke krijuar hapësira të profilizuara për këto kategori përdoruesish, dhe në të ardhmen bashkëveprim në kohë reale midis tyre.
