Studentët e profilit master i shkencave “Mësuesi në Edukim Fizik dhe Sporte" në Universitetin Barleti mbrojtën me sukses temat e diplomës.
Pas një periudhe intensive studimi dhe hulumtimi, secili prej tyre paraqiti projektet e tyre përfundimtare përpara një paneli vlerësuesish dhe profesorësh.
Këto projekte përfshinin hulumtime të thelluara në fusha të ndryshme të edukimit fizik dhe sporteve, duke treguar njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë studimeve të tyre.
Suksesi i studentëve është një dëshmi e përkushtimit të tyre dhe cilësisë së lartë të programeve të ofruara nga Universiteti Barleti.