Studentë nga programe të ndryshme të studimit udhëtuan drejt Sarandës, një eskursion i organizuar nga Qeveria Studentore.
Nw njw udhwtim dy ditor 18 dhe 19 Maj, studentët vizituan Ujin e Ftohtë të Tepelenës, Syrin e Kaltër, Sarandën e Ksamilin, Parkun Kombëtar të Llogarasë dhe gjithë rivierën shqiptare.
Studentët u ndalën në destinacione të rëndësishme të ekoturizmit dhe turizmit elitar ku peisazhi alternohet nga qafat malore, plazhet e mrekullueshëm, fauna nënujore, shpellat dhe deri tek plantacionet me portokaj dhe limona.
Krenarë për senatorët e Qeverisë Studentore që gjatë gjithë vitit akademik kanë organizuar aktivitete të ndryshme duke e gjallëruar jetën studentore në “Universitetin Barleti”.