
Jeta studentore dhe aktivitetet argëtuese janë një pjesë e rëndësishme e viteve akademike në Barlet.
Nën kujdesin e Dekanes së Studentëve Dr.Elda Mamoçi dhe Klubit të Artit dhe Kulturës studentët e apasionuar pas muzikës, pikturës, kërcimit, aktrimit, regjisë, skenografisë, kostumografisë apo fotografisë kanë marrë pjesë në shumë aktivitete artistike- kulturore, por jo vetëm.
Aktiviteti i klubit u përmbyll me muzike live nga studentët tanë të talentuar në shumë drejtime Niki Zaimi dhe Dhionis Domi. Studentë nga programe të ndryshme studimi kënduan dhe kaluan momente të këndshme me njëri-tjetrin.
