Departamenti i “Edukimit Fizik dhe Sporte” dhe Klubi i Sportit dhe Rekreacionit organizuan Kampionatin e Basketbollit.
Ndeshjet u shoqëruan me entuziazëm, bashkëpunim, mbështetje të studentëve nga të gjitha programet e studimit dhe të rinj nga Tirana.
Fitues të vendit të parë u shpallën ekipi "Durrës" me studentë Xhuljano Trebicka, Mireldo Rrengoja dhe Panajot Proj. Fitues i gjuajtjes nga gjysma e fushës u shpall studenti Kristi Muco, Informatikë viti 2 dhe fitues i gjuajtjeve për 3 pikë u shpall Mireldo Rrengoja i Sporteve.