
Në kuadër të marrëveshjeve Erasmus+ që Universiteti Barleti ka me Transilvania University of Brasov, në Rumani, gjatë javës 6-10 Maj 2024, stafi i Departamentit të Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës si dhe Zyra Erasmus, patën kënaqësinë të mirëprisnin pedagogen Dana Boscor.
Gjatë vizitave, ajo u njoh me stafin akademik të këtij departamenti, duke diskutuar në lidhje me çështje të përbashkëta akademike, tematika të lidhura me projektet Erasmus+ dhe më tej, çështje institucionale. Për më tepër, pedagogia mbajti orë leksioni me studentët e këtij program studimi.
Kjo vizitë thellon marrëdhëniet që Universiteti Barleti ka me këtë institucion, e cila ka konsistuar në shkëmbim të vazhdueshëm të stafit akademik dhe atij administrativ, dhe së shpejti edhe në shkëmbim studentësh.
