Jueni, studenti i programit të studimit “MSH Edukim Fizik dhe Sporte” është kthyer nga Kampionati Ballkanik në Timisoara të Rumanisë me dy çmime.
Juen Shabanaga fitoi vendi i dytë - Classic Bodybuilding -175 cm dhe vendi i tretë - Men's Bodybuilding -80kg.
Historiku i Universitetit ”Barleti”, në programin e studimit “Edukim Fizik dhe Sporte”, njeh shumë arritje të sukseshme të studentëve sportistë në lloje të ndryshme sportesh dhe Jueni është një prej kampionëve që e vërteton më së miri suksesin e UniBa në çdo garë ku merr pjesë.