
Studentët e Universitetit Barleti u bënë pjesë e eventit Game Jam 2.0. Arentina Methasani, studente e vitit të parë në Informatikë e Aplikuar në Universitetin Barleti, dhe grupi "Artorias" fituan vendin e dytë në Game Jam-in e dytë shqiptar me lojën e tyre "Quest for the Golden Jam."
Ndërsa Sajmi Myftari, student në vitin e tretë në Informatikë e Aplikuar dhe grupi "Patches" fituan vendin e tretë në Game Jam-in me lojën e tyre "The Tales Experiment."
Pjesë e eventit Game Jam ishin dhe shumë studentë të tjerë nga Universiteti Barleti, duke sjellë një numër të madh të pjesëmarrësve dhe duke kontribuar në rritjen e interesit dhe njohurive të reja në fushën e programimit të lojërave.
