
Qeveria Studentore me besimin e atyre që i kanë votuar, kanë të drejtë të adresojnë çdo kërkesë apo sugjerim që ka të bëjë me procesin mësimor dhe realizimin e projekteve të reja, por edhe për të zhvilluar aktivitete jashtë auditorëve që e bëjnë jetën e tyre studentore më të larmishme e domethënëse.
Ndaj në këtë takim përmbyllës u zhvillua një bisedë përmbledhëse lidhur me rolin e rëndësishëm që ka luajtur qeveria studentore në këtë vit akademik dhe angazhimin maksimal të gjithësecilit në këto drejtime:
-Ecuria e proçesit mësimor
-Ndjekja e shqetësimeve dhe propozimeve të studentëve në përmirësimin e jetës akademike dhe studentore
-Organizimi i aktiviteteve të ideuar nga Qeveria Studentore.
Takimi u mbyll me planifikimin e aktiviteteve të fundit për vitin akademik si konferenca studentore, aktivitete me të ftuar alumni dhe organizimi i udhëtimit të fundit.
