
Koordinatorja e Departamentit të Shkencave të Aplikuara dhe Kompjuterike, Jonida Çerekja, së bashku me Koordinatoren e Klubit ICT, Artemisa Bajrami, zhvilluan një aktivitet tematik në kuadër të këshillim dhe orientim karriere me të rinjtë në Kamëz, të cilët këtë vit do të vendosin lidhur me profesionin e së ardhmes së tyre.
Përmes aktiviteteve tematike të rinjtë u njohën më nga afër me profesionet që ata duan të zgjedhin në të ardhmen.
Pedagoge e Departamentit të Shkencave të Aplikuara dhe Kompjuterike Jonida Çerekja theksoi rëndësinë e një përgatitje të mirë në fushën e ICT për të arritur sukses në botën e punës së sotme, duke sjell shembuj konkret të mundësive për të punuar në fusha të ndryshme si zhvillim softueri, analiza e të dhënave, siguria informative dhe shumë të tjera.
