
Kujdesi për një shëndët të mirë oral nis që në fëmijëri dhe informimi i saktë që herët është i rëndësishëm.
Një grup studentësh të programit të Stomatologjisë të “Univesitetit Barleti” bashkë me anëtarë të stafit akademik Msc. Lorena Mato dhe Msc. Inesa Delimeta, ndanë këshilla të thjeshta, por të vlefshme me nxënësit e klasave të dyta të shkollës “Protagonistët”, të cilët morën pjesë në aktivitetin e organizuar në ambientet e shkollës së tyre me fokus shëndetin e dhëmbëve.
Përfshirja e fëmijëve në bashkëbisedim, ndarja e materialeve informuese dhe argëtuese e bënë këtë aktivitet edukativ mjaft tërheqës.
Takimi u përmbyll me përshtypjet më të mira për të gjithë dhe me dëshirën për të organizuar aktivitete të tjera në vazhdim. Falenderojmë drejtoreshën e shkollës Znj. Ermira Kerri Ismaili për këtë mundësi bashkëpunimi.
