
"IA dhe Bazat e të Dhënave”, ishte aktiviteti tematik i cili u zhvillua me të rinjtë e gjimnazit “Hermann Gmeiner" në kuadër të këshillimit për karrierë, me fokus të veçantë në fushën e informatikës.
Ky aktivitet u udhëhoq nga Prof. Dr. Aleksandër Xhuvani, i cili inkurajoi maturantët të shfrytëzojnë mundësitë në fushën e informatikës për të ndërtuar një karrierë të suksesshme.
Të rinjtë drejtuan shumë pyetje për të kuptuar më mirë konceptet dhe aplikimet e inteligjencës artificiale dhe si ato lidhen me bazat e të dhënave.
Niveli i angazhimit dhe interesit të tyre tregoi qartazi potencialin e tyre për të eksploruar këtë fushë dhe për të arritur sukses në të ardhmen.
