Departamenti i “Edukimit Fizik dhe Sporte” në bashkëpunim me Klubin e Sportit dhe Rekreacionit realizuan Ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Kampionatin e Qitjes Sportive në UniBa.
Rektorja e Universitetit Prof. Dr. Suzana Guxholli dhe prof. Viron Bezhani përgëzuan studentët për angazhimin e tyre në aktivitete sportive pavarësisht programit të studimit që ata kanë zgjedhur.
Fitues të Kampionatit u shpallën për kategorinë “Pistoletë” studentët Elena Shaba e programit të studimit “Financë-Kontabilitet”, Florjan Rraja i programit të studimit “Edukim Fizik dhe Sporte” dhe për kategorinë “pushkë”, fituese u shpall Kasandra Geci e programit të studimit “Edukim Fizik dhe Sporte”, e cila do vazhdoi karrierën e saj profesionale pranë Klubit Tirana-Poligoni i Qitjes.