
Më 22 prill 2024, ora 10:00, Departamenti i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës organizon leksionin e hapur me përfaqësues nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare. Një leksion me fokus në teknologjinë 'blockchain' dhe tregjet e kriptomonedhave. Duke e konsideruar mbrojtjen e interesave të konsumatorëve/investitorëve si objektivin themelor të punës së Autoritetit, aktiviteti do të ndihmojë kryesisht studentët me prirje për t’u angazhuar në këto tregje financiare, për të pasuruar njohuritë e tyre rreth alternativave të reja të investimit.
Leksioni do të ofrojë një panoramë të përgjithshme të ekosistemit të kriptomonedhave, funksionalitetet e ndryshme të tyre, sfidat dhe rreziqet ndaj investitorëve, si dhe qasjen rregullatore të Shqipërisë, në funksion të mbikëqyrjes së këtyre tregjeve.
Ky leksion do të zhvillohet nga z. Aldion Baze, Drejtor i Drejtorisë së Mbikëqyrjes së Tregjeve Financiare të Regjistrave të Shpërndarë, dhe z. Henri Ndreca, specialist pranë kësaj drejtorie."
