
Studentët e Arkitekturës vizitë në Muzeun e Forcave të Armatosura
Në kuadër të konkursit arkitektonik ndërkombëtar "The last Atomic Bomb Memorial" studentët e Arkitekturë 4, të udhëhequr nga PhD. Gerdi Papa, kanë zhvilluar një vizitë studimore tek Muzeu i Forcave të Armatosura, në datë 04.04.2024.
Gjatë kësaj vizite studimore studentët jo vetëm u njohën me historinë e ushtrisë Shqiptare, por edhe patën mundësinë të shohin dhe studiojnë arkitekturën dhe aspektin kuratorial të muzeut.
