
Në datë 20.03.2024, në sallën Forum Theater, Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sportit zhvilloi një leksion të hapur me të ftuar profesorin e nderuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Prof. Emeritus of Exercise Science at the University of Alabama, Phil Bishop.
Në Universitetin Barleti Phil Bishop prezantoi temën: "Vlera e sportit në edukimin individit". Leksioni u ndoq me interes nga specialistë dhe studentë në fusha të ndryshme si Trajnerë/Mësues të Edukimit Fizik, Nutricionistë, Fizioterapistë etj..
Phil Bishop është Profesor Emeritus (në pension) i Shkencës së Ushtrimeve në Universitetin e Alabamës.
Ai është autor i dy librave, mbi 200 botime të referuara dhe ka mentoruar 52 Ph.D. studentë si kryetar disertacioni.
Ai ka qenë një shkencëtar vizitor në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s, një profesor vizitor në Akademinë Ushtarake të SHBA, një studiues vizitor në Qendrën Kombëtare Suedeze të Sporteve Dimërore dhe ka shërbyer si Fellow Fulbright në Universitetin e Botsvanës.
