
Mendon se e ardhmja jote është në fushën e drejtësisë? Synimi yt është që nesër të bëhesh një profesionist në fushën e së Drejtës?
Departamenti i Drejtësisë në Universitetin Barleti zhvillon konkursin me temë “Ese në Fushën e së Drejtës”, ndaj mos humb kohë dhe krijo esenë tënde, për të qenë ti fitues.
Një komision me profesorë të nderuar në Departamentin e Drejtësisë do të vlerësojë dhe do të shpall dy esetë më të mira të dërguara nga maturantët. Çmimet do të jepen në aktivitetin që do të zhvillohet më 10 maj 2024, “Dita e Drejtësisë” në Forum Theater, Universiteti Barleti.
Dy maturantët që do përzgjidhen për esetë më të mira do të fitojnë bursa studimi në degën e Drejtësisë pranë Universitetit Barleti.
Afati për të dërguar esetë është nga data 05 prill deri më 05 maj 2024 në adresën: [email protected]
