Kishim kënaqësinë të organizonim një vizitë të veçantë nga një grup të rinjsh të zgjuar dhe kureshtarë në bibliotekën e universitetit tonë. Ata vizituan seksionet e ndryshme të konceptit tonë inovativ të bibliotekës, si një “open space library”, e shpërndarë në hapsira të ndryshme të universitetit, e krijuar me synimin për t'i sjellë librat më afër studentëve. Kjo risi në mënyrën e percepimit të hapsirës së bibliotekës, mundëson që studentët të mos shkojnë në një vend të caktuar për të gjetur një libër; në vend të kësaj, vetë biblioteka është kudo, e integruar shumë natyrshëm në strukturën e jetës studentore.
Vizitorët e rinj kishin mundësinë të shihnin hapsirat e dedikuara për kategorinë letërsi, motivim, histori, biografia dhe seksionin e librave akademikë. Çdo seksion ofroi njohuritë e veta unike, duke ndezur kureshtjen e tyre.
Por aventura nuk mbaroi me kaq! Ata gjithashtu u futën në sferën digjitale, duke eksploruar sistemin digjital më të avancuar të bibliotekës sonë. Nga librat elektronikë te burimet në internet, ata përjetuan drejtpërdrejt se si teknologjia po revolucionarizon mënyrën si aksesojmë dhe angazhohemi me informacionin në epokën moderne.
Ne jemi krenarë që ofrojmë një hapësirë ku mendjet e reja mund të lulëzojnë, eksplorojnë dhe zgjerojnë horizontet e tyre. Vizita e sotme ishte një dëshmi e fuqisë së edukimit, kuriozitetit dhe komunitetit.
Falenderojmë vizitorët entuziastë që u bashkuan në këtë udhëtim pasurues, dhe stafin tonë të përkushtuar të bibliotekës që e bëri të mundur gjithçka!
Le të vazhdojmë të frymëzojmë dhe fuqizojmë së bashku brezin e ardhshëm të të rinjëve!