Studentët e Departamentit të Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit janë gjithmonë kurioz të kuptojnë se si vendoset besimi me terapistin duke marrë parasysh që për klientin ai është një i panjohur me të cilin do të ndajë historinë e tij.
Teknika “Shëtitje anonime me një të verbër”, ishte aktiviteti i zhvilluar nga Pedagogia Ardiola Bodinaku, në ambientet e Universitetit Barleti për tja bërë më të qartë studentëve marrëdhënien therapist - klient.
Në të njëjtën kohë edhe me sa kujdes duhet trajtuar ky klient në rrugëtimin e tij të vështirë edhe plot me emocione sidomos në takimet e para.
Me anë të kësaj teknike studentët u përpoqën të kuptojnë emocionin e klientit në takimet e para me terapistin.