Dhjetë ekipe përfaqësuar nga studentë të programeve të ndryshme studimi u ndeshën përballë njëri-tjetrit, në Kampionatin e Futbollit të zhvilluar në ambientet sportive të Universitetit Barleti.
Kampionati i organizuar nga Departamenti "Edukim Fizik dhe Sporte" dhe klubi i sporteve bëri bashkë studentë të degëve të ndryshme dhe maturantë nga gjimnaze të ndryshme të Tiranës në një event sportiv që u finalizua me dy çmime.
Kupa e kampionatit për të rinjë u fitua nga gjimnazi "Besnik Sykja".
Kupa e kampionatit për studentët e Barletit u fitua nga studentët e Master “Edukim Fizik dhe Sporte”.