Arjan Ruçaj ka mbaruar studimet bachelor në Financë-Kontabilitet në vitin 2019 në Universitetin Barleti dhe më pas ka vijuar studimet master profesional për Menaxhim Turizmi, gjithashtu ka një eksperiencë disa vjeçare si Udhërrëfyes Turistik.
Arjani u rikthye në Barlet për të ndarë eksperiencën e tij gjatë studimeve në UniBa dhe eksperiencën në Erasmus + në Vigo,Spanjë.
Prej vitit 2022 administron tri biznese në fushën e Burimeve Njerëzore: Joint Venture; Recruit Albania Group Sh.p.k dhe Work Net People sh.p.k. e cila është platform për praktika studentësh në fushën e HORECA e cila subvencionohet nga disa Universitete Italiane, Bashkimi Europian dhe disa rrjete hotelesh Italiane dhe Spanjolle.
Arjani u ofrua të ndihmojë studentët me mundësi intershipi të profileve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.