Në vijim të aktiviteteve për Ditën Botërore të Shëndetit Oral, këtë herë vëmendja u drejtua ndaj fëmijëve të qendrës Arsis-Ndihma për Ndryshim në Shoqëri. Ndaj studentët e vitit të parë të programit Stomatologji të Universitetit Barleti, së bashku me anëtarë të stafit akademik, Msc.Lorena Mato dhe Msc. Inesa Delimeta, ndërmorën një nismë vullnetare.
Qëllimi kryesor i saj ishte informimi dhe edukimi i këtij grupi fëmijësh vulnerabël mbi rëndësinë e shëndetit oral dhe dhënia e këshillave të thjeshta për të patur një higjenë të mirë të dhëmbëve. Ata jo vetëm dëgjuan me kujdes gjatë tërë aktivitetit, por gjithashtu u përfshinë duke iu bërë pyetjeve grupit drejtues dhe u argëtuan duke ngjyrosur figurat.
Në fund, fëmijëve iu shpëndanë pako me furça dhe pasta dhëmbësh për ti ndihmuar sado pak të kujdesen për shëndetin e tyre oral. Një organizim i cili u përmbyll me sukses, me një ndjesi pozitive tek studentët dhe stafi i qendrës duke lënë hapësirë për aktivitete të tjera vullnetare në vazhdim.