Qeveria Studentore zhvilloi takimin e radhës me prezencën e Zv/Rektorit për Çështjet Studentore dhe Komunitetit në "Universitetit Barleti" Prof.Dr. Artan Shytaj dhe Dekanes së Studentëve Dr. Elda Mamoçi me temat e diskutimit:
-Ecuria e proçesit mësimor
-Sezoni i provimeve
-Shqetësimet dhe propozimet e studentëve për përmirësimin e jetës akademike dhe studentore
-Organizimi i aktiviteteve të ideuar nga Qeveria Studentore
Gjatë takimit diskutimet vazhduan mbi problematikat që mund të hasen gjatë proçesit mësimor, frekuentimi i orëve të mësimit nga studentët, si dhe gjallërimi i jetës studentore, angazhimi në Klubet Studentore etj.