
Premiera e filmit me metrazh të shkurtër “Stërmundime”(2024), realizuar nga studentët e Psikologjisë pranë Universitetit Barleti u mbajt më datë 27.02.2024 në ambientet e Forum Theater.
Me një subjekt bashkëkohorë, studentët trajtuan me kujdes një tematikë mjaft të hasur kohët e fundit nëpërmjet filmit me metrazh të shkurtër “Stërmundime”.
Pasi ka lënë një takim me djalin që ka njohur online, Lea pret për të një përpjekje për të njohur veten duke reflektuar rreth asaj që është, që nuk është dhe që do të jetë. Në një lëmsh ndjenjash, ajo kërkon të gjejë përgjigjet e pyetjeve që e mundojnë për të kuptuar se zgjidhja nuk ndodhet larg.
Regjia: Roel Dervishi
As. Regji: Sara Shkodra
Skenaristë: Roel Dervishi & Sara Shkodra
Kamera dhe Montazhi: Deni Gaxha
Muzika: Bjorn Kurmaku
Interpretojnë: Aleksandra Qeleshi, Daniel Laçi & Haidi Dervishi.
